Arti shqiptar në zi!Shuhet, aktori i madh i humorit Zef Deda

Arti shqiptar në zi! Ndërron jetë aktori i madh i humorit Zef Deda. Artisti i madh i humorit, Zef Deda lindi në Shkodër më 27 korrik 1950. Në nisjen e karrierës së tij si aktor u vendos pranë teatrit “Migjeni”, ku edhe punoi për më shumë se 40 vite duke lënë gjurmë të pashlyeshme në artin dhe në komedinë shqiptare.

Zef Deda filloi shkollën e lartë për gjuhë – letërsi, por nuk e mbaron dot për arsye shëndetësore. Por kjo sëmundje i ndryshoi rrjedhën e jetës, duke e kthyer në një ikonë të artit shkodran. Ai numëron dhjetra role, por më të paharrueshmet për publikun janë: Kunati i shokut Xhemal; Kola i dritave; Charlie Chaplin (imitim); Kusheriri nga Amerika; Altini (altufi) Dhjetra emisjone per femije; etj. Por përveç teatrit, pati një paraqitje edhe në filmin “Gjurmë në kaltërsi”, e xhiruar në vitin 1981.

Pas një shkëputjeje prej 6 vjetësh, për shkak të emigrimit jashtë atdheut, ai u kthye në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit, të cilin e vazhdon me shumë sukses. Zef Deda është i martuar me Rozina Dedën, me të cilën solli në jetë 2 djem, Julianin dhe Marion.