Arrestohet në Stamboll Dritan Rexhepi, “mbreti shqiptar i kokainës”

Dritan Rexhepi, i njohur si “mbreti shqiptar i kokainës”, është arrestuar në Stamboll.

Ai ishte në kërkim nga Italia dhe Shqipëria dhe mbante pasaporte false me emrin Benjamin Omar Perez Garcia.

Rexhepi u arrestua gjatë një operacioni kundër kartelit të quajtur “Kompania Bello”, i cili transportonte drogë nga Amerika e Jugut në Evropë.