Komisariati i Policisë Elbasan:
Arrestoi B. B., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që ky shtetas drejtonte, u gjet një stemë policie.
Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. B., 52 vjeç, pasi u kap duke vënë baste sportive nëpërmjet celularit, në lokalin e tij. Celulari u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasit:
B. B., 27 vjeç, banues në fshatin Shushicë, pasi dyshohet se pasditen e djeshme, në fshatin Shushicë, motoçikleta që ky shtetas drejtonte, pa leje drejtimi, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar 27-vjeçari. Gjithashtu, shtetasi B. B. dyshohet se ka larguar motoçikletën nga vendi i aksidentit;
D. M., 32 vjeç, pasi pasditen e djeshme, në aksin rrugor “Prrenjas-Qafë Thanë”, automjeti që ky shtetas drejtonte ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin A. O., 35 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën;
-E. Z., 41 vjeçe, pasi mëngjesin e djeshëm, në aksin rrugor “Bradashesh-Elbasan”, automjeti që kjo shtetase drejtonte ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin H. D., 27 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeri në automjetin me drejtues shtetasin H. D., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
