Ambasadori i Serbisë në SHBA, quan Dua Lipën “bashkëkombëse”

Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriç ka provokuar duke e quajtur bashkëkombëse të tij këngëtaren me origjinë shqiptare Dua lipën. Në një postim në Twitter Gjuriç përpos fjalës ‘bashkëkombëse’ ka vendoseur dhe një flamur serb për ta përforcuar deklaratën e tij. Gjatë deklaratës ambasadori i Serbisë ka shtuar se këngëtarja është bashkëkombëse e tij, por mendon ndryshe për çështje politike.

Duke lënë komentet e urrejtjes anash, jam shumë krenar për bashkëkombësen tonë të dashur Dua Lipa (vendos edhe flamurin e Serbisë) edhe pse ajo mund të mendojë ndryshe për çështjet politike”, -shkruan Gjuriç gjatë një replike me ish-ambasadoren e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku.