Një 27-vjeçare në Elbasan është duke u proceduar në gjendje të lirë pasi teksa ka qënë duke lëvizuar me mjetin e saj ka përplasur lehtë një karrocë me fëmijë 1 vjeçe, që shoqërohej nga nëna e fëmijës. Fatmirësisht fëmija, pasi mori mjekim në spital, u dërgua në banesë.
Njoftimi i Policisë!
Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen L. Z., 27 vjeçe, banuese në Elbasan, pasi pasditen e djeshme, në lagjen “Haxhias”, automjeti që drejtohej nga kjo shtetase ka përplasur lehtë një karrocë me fëmijë 1 vjeçe, që shoqërohej nga nëna e fëmijës. Fëmija, pasi mori mjekim në spital, u dërgua në banesë.
