Gramsh-Një punonjës i Ndërmarjes së Shërbimeve Publike në Bashkinë e Gramshit ka mbetur i aksidentuar në vendin e punës. 42-vjeçari Luan Miraka bëhet me dije se ka qënë duke punuar teksa është goditur nga fadroma e bashkisë e cila ka qënë duke pastruar aksin Gramsh- Sult si pasojë e problemeve që shkaktoi në këtë aks moti me reshje. Aktualisht nuk dihen rrethanat sesi punonjësi ka mbetur i aksidentuar, por paraprakisht thuhet se ngjarja ka qënë aksidentale. 42-vjeçari u nis me urgjencë fillimisht në spitalin e Gramshit për të marrë mdihmën e parë dhe më pas është dërguar drejt Traumës për një mjekim më të specializuar. Sakaq në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia për të hetuar shkaqet e aksidentit në punë. Vlen të theksohet fakti se aksidentet në punë me pasoja, përfshirë dhe humbje të jetës kanë qënë të shumta së fundmi. Vetëm një ditë më parë një 35-vjeçar nga Maqellara humbi jetën në një subjekt që punonte me pllaka mermeri për varre pasi e zunë pllakat poshtë.elbasanion
