Banorët e Lagjes së Re në qytetin e Kukësit kanë bllokuar për afro 30 minuta hyrjen e rrugës nacionale Prizren-Kukës në shenjë proteste për mungesën e sigurisë së këtij segmenti.
Qytetarët gjithashtu kanë kërkuar masa të menjëhershme për shmangien e aksidenteve. Gjatë protestës banorët kërkuan rritjen e sigurisë rrugore, zgjerimin e korsive, ndërtimin e trotuarëve të saj
Shkak për protestën janë bërë disa aksidente fatale, ndërsa së fundmi një 51-vjeçar humbi jetën pasi u godit nga një automjet në rrugën hyrëse të qytetit, që lidh Kukësin me segmentin Kukës-Morinë të Rrugës së Kombit. Vendndodhja ku ndodhi aksidenti është një zonë me fluks të lartë të automjeteve dhe bizneseve, ku drejtuesit shpesh abuzojnë me shpejtësinë.













