Siç u raportua automjeti me drejtues Olsido Cami 24 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Blerim Haxhiu 23 vjeç dhe pasagjer shtetasin Olsi Lila 18 vjeç.
TIRANË- Blerim Haxhiu 23 vjeç dhe Olsi Lila 18 vjeç janë dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në aksidentin në aksin rrugor “Shkalla e Tujanit”-Zall Dajt.
Siç u raportua automjeti me drejtues Olsido Cami 24 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Blerim Haxhiu 23 vjeç dhe pasagjer shtetasin Olsi Lila 18 vjeç. Si pasojë e përplasjes dy të rinjtë humbën jetën.
Gjithashtu shërbimet e Policisë kanë shoqëruar dhe arrestuar drejtuesin e automjetit, i dyshuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
