Aksident tragjik, humb jetën një 50-vjeçar!

Aksident me pasojë vdekjeje ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Roskovec–Berat.

Pranë fshatit Strum, Një automjet ka përplasur një shtetas rreth 50 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë.

Për shkak të dëmtimeve të marra, ai ka humbur jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti me pasoja fatale.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Fier-Berat”, në Strum, automjeti me drejtues shtetasin Arbi Toro, është përplasur me biçikletën që drejtohej nga shtetasi Gëzim Xhoka 50 vjeç, banues në Strum.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi Gëzim Xhoka.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.