Aksident në Sarandë, makina përfundon në përrua! 3 adoleshentët dërgohen në spital

Nje aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Stjar – Bajkaj, Sarandë. Tre adoleshente të moshave 13, 14 vjeçare duke udhëtuar me një mjet benc kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në një përrua.
Menjëherë kanë shkuar në vend ambulancat e Sarandës dhe i kanë  transportuar në urgjencën e Sarandës. Adoleshentet janë A.D-14 vjeç. F.H-13 vjeç dhe E.K-14 vjeç. 14 vjeçari A.D është në gjendje të rëndë.

Policia ndodhet në vendngjarje.

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:25, në afërsi të fshatit Bajkaj, Delvinë, dyshohet se një shtetas i mitur, duke drejtuar një automjet tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi që dyshohet se drejtonte automjetin dhe 2 shtetas të tjerë të mitur që udhëtonin në automjet (të moshave 13-15 vjeç), të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve.

Policia ka bllokuar automjetin, i cili dyshohet se është në pronësi të babait të njërit prej shtetasve të mitur.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.