Aksident në rrugën e Arbrit, mjeti përmbyset mbi urë! Plagoset çifti i të rinjve

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në dalje të tunelit numër 3 të rrugës së Arbrit në fshatin Shkallë të Xibrit.

Mjeti është përmbysur mbi “Urën e Fshatit” 158 metra e lartë, pjesë e rrugës së Arbrit.

Mësohet se në automjet ndodheshin një çift të rinjsh. Vajza është transportuar për ndihmë mjekësore në spital.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen r shkaqeve të aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se shkak mund të jetë bërë zhavori që ka hyrë në tunelin e pjerrët si pasojë e ujërave të shiut.