Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në “rrugën e Arbrit”.
Referuar raportimeve paraprake nga burime policore, dyshohet për dy viktima nga përplasja e dy automjeteve, në afërsi të vendit të njohur si “Shkalla e Tujanit”.
Një njoftim zyrtar pritet për të përcaktuar bilancin e qartë të ngjarjes dhe dinamikën e aksidentit.
