GREQI- Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Greqi. Mësohet se një 34-vjecar shqiptar ka ndërruar jetë pas një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në ishullin grek, Rodos.
Sipas raportimeve aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:15, në rrugën “Akti Miaouli” në Paradeisi të Rodos. Motori që drejtohej nga 34-vjeçari, Valter Vizani ka dalë nga rrugë ku mori plagë të rënda dhe humbi jetën. Ende nuk dihet shkaku se pse motomjeti ka dalë nga rruga. Mësohet se viktima ishte 34 vjec nga Mbrostari i Fierit.
Hetimet për ngjarjen po i kryen stacioni policor i Ialisou. Nga provat e para që policia mblodhi, rezulton se drejtuesi i mjetit nuk mbante kaskë mbrojtëse dhe se nga rrëzimi i tij ka pësuar një dëmtim fatal në kokë.