Aksident në Gramsh/ Përfundon në greminë “Land Rover-i”

Një fuoristradë tip “Land Rover” ka përfunduar në greminë mesditën e sotme.

Ky aksident i rëndë ka ndodhur në Gramsh, pasi drejtuesi i automjetit me iniciale K.C., kishte humbur kontrollin. Fatmirësisht drejtuesi i automjetit është jashtë rrezikut përjetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.