Lajm i fundit/ Aksident i rëndë në Gramsh, fuoristrada bie në greminë(foto nga vendi i ngjarjes)

Një aksident i rëndë është regjistruar sot në Gramsh, ku një fuoristradë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë.
Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Poroçan-Gramsh.
Drejt vendngjarjes po shkojnë ambulanca dhe zjarrfikësja.
I plagosur ka mbetur drejtuesi i fuoristradës tip “Land Rover”
Gramsh/ Informacion paraprak
Më datë 10.09.2021, rreth orës 12:45, në fshatin Poroçan, Gramsh, shtetasi K.Ç., duke drejtuar mjeti tip “Lager Rover “, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë drejtuesi i mjetit është plagosur, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.