KORÇË- Një aksident tjetër rrugor ka ndodhur kësaj here në aksin Korçë-Pogradec. Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në afërsi të fshatit Lumalas.
Sipas informacioneve nga policia një mjet tip Benz ka përplasur një këmbësore e cila po tentonte të kalonte rrugën kur ka ndodhur aksidenti.
E plagosura aktualisht është transportuar në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore dhe sipas burimeve spitalore ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ndërkohë është duke punuar për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Korçë/Informacion paraprak/ Rreth orës 16:55, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Lumalas, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin T. I., 40 vjeç, ka përplasur këmbësoren, shtetasen L. M., 48 vjeçe, e cila është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.
