Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin Elbasan-Godolesh.
Një mjet tip ëolksvagen në të cilin udhëtonte një çift bashkëshortësh, ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në anë të saj.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur burrë e grua të cilët u transportuan për në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Në vendin e ngjarjes shkoi policia dhe një grup hetimor për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.
