Aksident me vdekje në aksin Laç-Patok

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në aksin Laç-Patok. Një person, ende i paidentifikuar, ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë teksa viktima është goditur nga një automjet, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ndërkohë viktima është dërguar me autoambulancave në morgun e Tiranës. Policia ndodhet në vendngjarje po heton shkaqet e aksidentit.

“Rreth orës 19:30, në aksin rrugor Laç-Patok, në afërsi të “Mbikalimi i Patokut”, shtetasi F. M. duke drejtuar automjetin e tij ka përplasur një shtetas këmbësor, akoma i paidentifikuar. Menjëherë pas përplasjes së parë, këmbësori është përplasur edhe nga një mjet tjetër që drejtohej nga shtetasi D. P. Si pasojë e plagëve të marra nga përplasjet, shtetasi këmbësor ka humbur jetën. Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”,