Aksident me vdekje gjatë natës në Librazhd

Një 57-vjeçar ka humbur jetën gjatë natës në një aksident rrugor në Librazhd.

Ngjarja raportohet në aksin rrugor “Librazhd-Stërblevë”. Shtetasi me iniciale M.A., banues në fshatin Kuternan ka humbur kontrollin e kamionçinës që drejtonte dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e goditjes së fortë, ai ka ndërruar jetë.