Aksident i rëndë te Kopshti Zoologjik, humb jetën një person

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur jetë të mërkurë në afërsi të Kopshtit Zoologjik në Tiranë. Një automjet ka përfunduar i përmbysur në anë të rrugë, në rrethana momentalisht të paqarta.

Mësohet  se si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën. Identiteti i tij nuk dihet ende.Po ashtu dyshohet edhe për një person tjetër të plagosur rëndë.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.
Si pasojë e alsidentit është krijuar trafik në rrugë.