Aksident i gjashtëfishtë në “Rrugën e Kombit”, dy të lënduar

6 makina janë përplasur në “Rrugën e Kombit. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Blinisht, ndërsa raportohet se si pasojë e përplasjes së mjeteve janë shkaktuar dëme materiale dhe janë lënduar lehtë dy shtetas. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

“Në Rrugën e Kombit, në afërsi të fshatit Blinisht janë përplasur 6 automjete. Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar dëme materiale dhe janë lënduar lehtë dy shtetas.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për të përcaktuar shkakun e përfshirjes se automjeteve ne aksident”, thuhet në njoftimin e policisë.