Qeveria e Kosovës ka ndarë 100 euro shtesë për pensionistët për muajin dhjetor.Ajo shqiptare vetëm 5 mijë lekë, vlerë e cila nuk ndryshon prej vitesh.Pensionistët në Gramsh thonë se shuma është modeste. Përballë pagesave që duhet të kryejnë dhe rritjes së çmimeve janë të pakënaqur.Të tjerë mjaftohen me aq sa u është caktuar
“Po ku na del, asnjëherë sna del, po bereqaves dhe kaq”.
”Shumë pak është. Çfarë të bëjmë me aq?Çmimet janë rritur shumë. Kjo është tallje për ne”.
Në Gramsh ka 4100 pensionistë të cilët përfitojnë bonusin e fundvitit.
Në një bashki të varfër si e Gramshit problemet sociale që përballen të moshuarit janë më të mëdha.
