Denoncimi i gazetarit/ ‘Në kazanët pas spitalit Elbasan ka mbetje spitalore’!Policia nis hetimet

Mbetjet spitalore janë të rrezikshme ndaj duhet të trajtohen me kujdes. Por në Shqipëri shpesh ato hidhen në kontinierët e zakonshëm duke u bërë rrezik për infektime në popullatë. Rasti i fundit evidentohet në Elbasan, ndërsa denoncimi është kryer nga një punonjës media.

Njoftimi i policisë!

Menjëherë pas marrjes së njoftimit nga një gazetar, se në kazanet e mbeturinave pranë një magazine të vjetër, në lagjen “Haxhias” (mbrapa spitalit rajonal Elbasan), kishte mbetje spitalore, grupi hetimor ka shkuar në këtë adresë dhe ka kryer të gjitha veprimet hetimore për rastin. Në vijim, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kanë referuar materialet në Prokurori, për vlerësim. Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.