Tjetër aksident në punë/ Policia procedon administratorin e pikës së mermerit në Cërrik

Tjetër aksident në punë.Një 27-vjeçar nga Cërriku është aksidentuar në punë gjatë ditës së sotme. Punonjësi rezulton punëtor i një firme mermeri. Ai është dërguar për mjekim në spital, ndërsa policia ka nisur proçedimin në gjendje të lirë për administratorin e firmës së mermerit për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme një 51-vjeçar punonjës i një firme ndërtimi, gjatë kohës që ka qenë duke kryer punime për ndërtimin e një hidrocentrali, dyshohet se aksidentalisht është dëmtuar nga një mjet pune i kësaj firme. Si pasojë e dëmtimeve, 51-vjeçari ka humbur jetën gjatë transportimit në spital.

 

Njoftimi i policisë

Nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. F., 55 vjeç, banues në Cërrik, me detyrë administrator i një firme mermeri, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi shtetasi M. Ç., 27 vjeç, banues në Cërrik, i punësuar në këtë firmë, është dëmtuar në dorë gjatë kohës që ka qenë duke punuar.