Bill Clinton në Tiranë: Jam pa fjalë!

Tiranë- Ish presidenti Bill Clinton ka marrë fjalën përshëndetëse. Një nga të veçantat ishte fakti se mjaft të rinj apo të reja në Shqipëri mbajnë si emër emrin e tij apo të bashkëshortes Hillary. Ai u gëzua shumë, madje nuk munguan as të qeshurat gjatë prezantimeve.

Bill Clinton: Jam pa fjalë. Po të kisha gjykim të shëndoshë nuk do të thosha asgjë. Jam vërtetë pa fjalë. Kryeministra, zyrtarë të tjerë që keni qenë pjesë e kësaj ditë të shkëlqyer dua t’ju falenderoj për një moment që do ta ruaj si thesar. Ka më shumë se 10 vjet që kur bashkëshortja ime erdhi këtu si sekretare e shtetit. E pyesja si po shkon, sepse doja që të vija. E ndjej se edhe pse jam një qytetar privat pa asnjë pushtet publik, mund të flas për këtë çështje në emër të popullit amerikan. Për partitë tona politike, për dallimet filozofike, kundërshtive fetare.

Po ecja nëpër Nju Jork, një javë para se të largohesha, e dinin më mirë ata se unë axhendën time këtu. I them faleminderit kryeministrit. Edhe dhëndri im është këtu sot. Chelsea më nxorri 3 fëmijët në telefon dhe më kujtoi se cili është qëllimi i gjithë kësaj. Kanë synim vetëm të na përçajnë, të na bëjnë të përçarë. Kur e pashë të ndodhte në Kosovë dhe në Bosnje, mendova sa herë e kam parë këtë gjë?! Kurrë! nuk ka pasur lidhje me të vërtetën në zemrën e vet. Për të gjithë ju që ju shërbehet, prania e grave në këtë qeveri, për të rinjtë mbreslënës që janë në emrin tim, ju kërkoj që të mos shkurajoheni me atë që po ndodh sepse këto probleme i kanë rrënjët tek një impuls që i ka rrënjët tek një impuls më i vjetër se shtetet kombe. Ka pasur një frikë se në momentin që do të shkojnë përtej llojit tonë. Shihni këta fëmijë, gëzimi më i madh në jetë ndodh kur ne hapemi ndaj mundësisë që çdo person i vetëm mund të marrë. Unë, sërish nuk e di çfarë të them, përveçse mësimi thelbësor i jetës time në politikë nuk janë ato që mësova në universitet apo në zgjedhje, por i kam mësuar kur isha vetëm një djalë i vogël që rritesha duke parë njerëzit që jetonin jetën e tyre. Fjala dhe nderi kishin një vlerë për gjithkënd. Mendoj se ne duhet të pranojmë fort dhe qartë se dallimet tona kanë rendësi, e se asgjë nuk ka të drejtë gjithë kohës. Por duhet të mos e harrojmë se e vetmja mënyrë që mund të kenë vlerë dallimet tona është se nëse themi fortë edhe qartë se të qenit njerëz, humanizmi ynë vlen më shumë. Kur isha i ri, e shihja Shqipërinë në hartë, paraqitej si një mister, e mbyllur ndaj botës: Mos hyni! Më kujtohet kur i thosha vetes, a do të shkoj ndonjëherë aty? Nuk ma merrte mendja se do të shkoja si një president.