Detaje nga aksioni në Sarandë dhe Ksamil/ Kush janë efektivët e policisë dhe biznesmenët që përfunduan në pranga (EMRAT)

Një aksion i gjerë i Prokurorisë së Sarandës është zhvilluar këtë të hënë, ku janë firmosur 12 urdhër-arreste ndaj punonjësve të Komisariatit të Sarandës, zyrtarëve vendorë, si edhe personave të lidhur me sektorin e ndërtimit dhe biznesit.

Hetimet lidhen me dyshime për shkelje të ndryshme penale që kanë të bëjnë me ndërtimet pa leje në zonat e Sarandës dhe Ksamilit.

Operacioni po zbatohet nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Komisariatin e Sarandës. Deri në këto momente raportohet se janë vënë në pranga dy persona, një efektiv policie dhe një biznesmen, ndërsa identitetet e tyre ende nuk janë bërë publike.

Deri më tani në pranga ka rënë Kristofor Shkrepa, specialit i policisë në Ksamil dhe Alqi Papa, pronar i hotel ‘Oasis’.

Ndërkohë masë sigurie është lëshuar dhe për kryeinspektorin e IMT në Sarandë Eduart Veli si dhe për Arjola Dhramin dhe Xhaferr Bajon, pronarë të beach-barit Copacabana në Ksamil.

Masë sigurie edhe për ndërtuesin Merdar Koshi, i cili dyshohet se ka ndërtuar dy kate pa leje në qendër të Sarandës.