Një aksident rrugor ka ndodhur në orët e mbrëmjes në zonën e Vaqarr-it në Tiranë, ku janë përfshirë dy automjete.
Sipas informacioneve paraprake, automjeti që drejtohej nga një grua është përplasur me një tjetër mjet me drejtues një burrë.
Si pasojë e përplasjes janë plagosur 6 fëmijë të moshës 6 deri në 10 vjeç, të cilët ndodheshin në automjetin e drejtuar nga gruaja, si edhe vetë ajo.
Të gjithë të lënduarit janë dërguar në spital, ku po marrin trajtim mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.













