22 të infektuar me koronavirus në qarkun e Elbasanit/ Ja sa veta humbën jetën

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar dy humbje jete dhe 563 të infektuar me koronavirus, nga të cilët 22 në qarkun e Elbasanit.
Në raportimin ditor të rasteve, ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga 3,150 testime të kryera, pozitivë kanë rezultuar 221 qytetarë në Tiranë, 34 në Fier, 28 në Durrës, 26 në Berat, nga 23 qytetarë në Kamzë, Sarandë, nga 18 qytetarë në Vlorë, Gjirokastër, 16 në Shkodër, 13 në Elbasan, 12 në Lushnje, nga 11 qytetarë në Krujë, Korçë, 9 në Lezhë, nga 6 qytetarë në Kurbin, Vorë, Divjakë, nga 5 qytetarë në Gramsh, Kolonjë, Tepelenë, Këlcyrë, Mallakastër, Kavajë, nga 4 qytetarë në Pogradec, Patos, nga 3 qytetarë në Tropojë, Mirditë, Shijak, Himarë, Konispol, Devoll, Skrapar, Librazhd, nga 2 qytetarë në Maliq, Memaliaj, Libohovë, Delvinë, Roskovec, Dibër, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Pukë, Kukës, Selenicë, Dropull, Poliçan, Cerrik, Peqin.
Ndërsa, aktualisht në vend janë 7,894 pacientë aktivë me koronavirus.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 175 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Kurse, sa i përket rasteve fatale, nuk mundën t’i mbijetojnë sëmundjes, dy qytetarë nga Tirana të moshave 65-89 vjeç.
Janë shëruar 494 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 177,713 që nga fillimi i epidemisë.