Gjiganti i rrjeteve sociale Facebook ka njoftuar se do të njihet si Meta në vazhdim.
E rrethuar nga skandale të shumta gjatë javëve të fundit, kompania shpreson të kalojë në ‘të qenit një kompani metaverse’ dhe jo një firmë e mediave sociale.
I zhytur në hetime të shumta antitrust, duke luftuar hetime në shumë vende dhe duke u përpjekur dëshpërimisht për të zbutur zbulimet nga një seri shpërthyese rrjedhjesh të brendshme dokumentesh, Facebook la të kuptohet në fillim të këtij muaji se do të merrte një drejtim të ri bazuar në një përvojë që do emërtohet ‘metaverse’.
“Ne jemi një kompani që ndërton teknologji për t’u lidhur.” – deklaroi CEO-ja Mark Zuckerberg teksa njoftoi ndryshimin e emrit të enjten, gjatë një veprimtarie të kompanisë në Connect.
“Së bashku, më në fund mund t’i vendosim njerëzit në qendër të teknologjisë sonë. Dhe së bashku, ne mund të zhbllokojmë një ekonomi krijuese masivisht më të madhe.” – shtoi ai.
Nderkohe ne rrjetin social shqiptaret e kane bere lidhjen me emrin e presidentit Meta. Tashme eshte kthyer ne meme qe facebook vjen nga Skrapari.
