Aksident me motor në Cërrik. Humb jetën i riu, plagoset shoku i tij

Një aksident me pasojë rëndë vdekjeprurëse ka ndodhur në lagjen nr. 3 të qytetit të Cërrikut.

Sipas të dhënave paraprake, shtetasi O. M., 21 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi timon.

Si pasojë e manovrës, mjeti është përplasur fort me një shtyllë në anë të rrugës.

Nga goditja e fuqishme, drejtuesi 21-vjeçar ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje.

Në motomjet udhëtonte edhe një pasagjer, shtetasi D. C., 17 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur.

I riu është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po kryen të gjitha veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.