120 ditë protestë/ Qytetarë zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

TIRANA- Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar ditën e sotme, ditën e 120-të të revoltës kundër klasës politike. Qytetaret janë ngritur në protestë nën thirrjet “Rama në burg! Berisha në burg!”, “Opozitë e shitur”.

Qytetarët kanë përcjellë mesazhet e tyre edhe përmes pankartave të vendosura në shesh, ku spikasin kritikat ndaj qeverisë dhe thirrjet drejtuar drejtësisë. Në një pankartë, protestuesit thonë se Shqipëria nuk është pronë private dhe se taksat janë përgjegjësi e qeverisë.