Aksident rrugor në hyrje të Gramshit, plagosen tre persona

GRAMSH- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në hyrje të Gramshit, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e kësaj janë plagosur tre persona, të cilët janë transportuar drejt ambienteve të spitalit për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore.

Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë lagështira dhe balta në rrugë, gjë e cila mund të kenë ndikuar në shkaktimin e përplasjes. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.