GREQI- Katër shqiptarë humbën jetën tragjikisht ditën e sotme pas shembjes së një ndërtese në rrugën Lysikratous, në zonën e Plakës në Athinë. Mes viktimave janë Florin dhe Florida Hoxha, motër e vëlla, si dhe Eris Cani, bashkëshortja e Florin Hoxhës edhe Ian Alexander Kirkpatrick, bashkëshorti i Floridës.
Sipas raportimeve të mediave greke, dy çiftet kishin marrë me qira një apartament në katin e parë të ndërtesës. Florida Hoxha dhe Ian Alexander Kirkpatrick ishin martuar së fundmi dhe ndodheshin në Greqi për muajin e mjaltit, ndërsa Eris Cani dhe Florin Hoxha prisnin një fëmijë. Autoritetet vijojnë hetimet për shkaqet e shpërthimit, ndërsa një nga pistat e hetimit është ajo e rrjedhjes së gazit.







