Plagoset me armë zjarri një person

Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në fshatin Manati, në Lezhë.

Ngjarja është raportuar rreth orës 13:15, ndërsa rrethanat në të cilat ka ndodhur plagosja mbeten ende të paqarta.

I plagosuri, shtetasi D. P., është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmë mjekësore të specializuar.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur kontrollet për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.