Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Elbasan-Peqin, ku një automjet është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore të rrugës.
Nga përplasja, automjeti ka pësuar dëmtime, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse për të verifikuar rrethanat e aksidentit.
Ende nuk ka informacion të konfirmuar për persona të lënduar, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë humbja e kontrollit mbi drejtimin e automjetit.
Autoritetet po vijojnë verifikimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.




