DURRËS – Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Durrës, konkretisht në lagjen numër 1 të qytetit, e njohur ndryshe si zona e Vollgës.
Si pasojë e të shtënave, ka mbetur i plagosur një i ri, i cili u transportua me urgjencë në Spitalin e Durrësit.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet e plota për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.




