Vendimi i Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së/ Grenell i përgjigjet Marta Kosit: Kjo nuk është drejtësi, Evropa të mbyllë këto gjykata radikale

SHBA- I dërguari i presidentit Donald Trump për misione të posaçme, Richard Grenell në një reagim i është përgjigjur deklaratës së Komisioneres Marta Kos duke thënë se të mbash dikë në burg për gjashtë vjet për diçka të ndodhur 25 vite më parë është e turpshme.

Sipas tij, institucionet evropiane duhet të reformohen, ndërsa financimi i këtyre gjykatave duhet të ndërpritet. Ai e ka cilësuar vedimin si të padrejtë dhe si aktivizëm i elitave.

“Jo. Të mbash dikë në burg për gjashtë vjet për diçka që pretendohet se ka ndodhur 25 vjet më parë, është e turpshme. Evropa duhet t’i reformojë institucionet e saj dhe politikat e saj. Kjo nuk është drejtësi; është aktivizëm i elitave. Është një tjetër njollë për Evropën. Financimi për këto gjykata radikale duhet të ndërpritet menjëherë”, shkroi ai.