Nxitonte të çonte vajzën e sëmurë në spital, babai në Durrës përmbyset me makinë në mes të rrugës bashkë me vajzën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në një nga rrugët e Durrësit, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në mes të rrugës.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në aksin që lidh kryqëzimin e stadiumit me Drejtorinë e Policisë dhe spitalin.

Një automjet tip ‘Hyundai Tucson’ është përmbysur teksa po ecte me shpejtësi në një prej akseve të ngarkuara me trafik.

Mësohet se, drejtuesi i mjetit ishte nisur drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësorë për vajzën e tij që ishte me temeraturë të lartë.

Deri më tani nuk raportohen persona të lënduar, dhe po punohet për zbardhjne e plotë të rrethanave të ngjarjes.