Pësoi infarkt teksa pushonte buzë liqenit, humb jetën një i moshuar në Pogradec

POGRADEC- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Pogradecit, ku një i moshuar ka ndërruar jetë. Bëhet me dije se ai pësuar një infarkt, teksa pushonte buzë liqenit.

Ai është ndjer keq dhe në këtë moment, kanë ndërhyrë mjekët të cilët ndodheshin të pranishëm dhe i kanë dhënë ndihmën e parë.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, i moshuari nuk ka mundur të mbijetojë. Autoritetet po hetojnë më shumë mbi rastin, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë një infarkt kardiak