Është zhvilluar ditën e djeshme shërbimi përkujtimor për 40 ditëshin e ndarjes nga jeta të 19-vjecares shqiptare e identifikuar si Myrto, e cila humbi jetën tragjikisht për shkak të mbidozës së kokainës.
Të afërm, miq e familjarët e 19-vjecares u bënë bashkë dje duke kujtuar mes lotësh e një dhimbje të madhe të renë Myrto.
Në të 40-tat e saj të mbajtura ditën e djeshme, familja e Myrtos kishte realizuar disa fotografi të vajzës së së tyre e cila shfaqet si një engjëll në qiell me krahët e bardhë teksa mban kurorë mbi kokë.
Duke kujtuar mes një dhimbjeje të madhe humbjen e vajzës së tij, babai i Myrtos, me zemër të thyer kërkon që shkaktarët e vdekjes së të bijës duhet të marrin dënimin maksimal.
“Fëmija im nuk iku, ma morën. Të gjitha ditët dhe netët për ne janë njësoj, një ferr. Flasim me vete dhe presim të shohim Myrtulën tonë, në gjumë. Kushdo që është përgjegjës për vdekjen e fëmijës tim, duhet të ndëshkohet me dënimin më të rëndë. Engjëlli ynë iku dhe nuk do të kthehet më”, tha babai i Myrtos.
Ndërsa bëhet me dije se sot e kësaj dite, familja e Myrtos është në pritje të përgjigjes së laboratorëve mjeko-ligjorë që pritet të hedhin dritë mbi vdekjen e të resë.
Kujtojmë se më 17 prill të 2026, tre të pandehurit për vdekjen e shqiptares Myrto në Kefalonia, u lanë në paraburgim me vendim të Gjykatës, pasi ndaj tyre u ngrit ndjekje penale, e cila u përshkallëzua në vrasje me mosveprim , duke iu referuar neneve 299 dhe 15 të Kodit Penal.
Bëhet fjalë për të dashurin e saj 23-vjeçar, ish-peshëngritësi 26-vjeçar dhe 22-vjeçari me origjinë shqiptare, të cilët u nxorën nga dera e pasme e gjykatave, për të shmangur tensionet nga të afërmit dhe miqtë./Protothema













