Dosja e tunelit të Llogarasë, GJKKO rrëzon kërkesën e Gjylit dhe Elezit. Mbeten në ‘arrest shtëpie’

Gjykata e Posaçme ka vendosur të rrëzojë kërkesën e dy ish-krerëve të KESH-it dhe ARRSH-së, Erald Elezi dhe Gentian Gjyli, për zëvendësim të masës së sigurisë.

Ndaj tyre është caktuar lënie në arrest shtëpie, për lidhje me dosjen “Balluku”.

Gjyli dhe Elezi akuzohen për shkeljet me tenderin e Tunelit të Llogarasë.

Po ashtu, GJKKO ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për zgjatjen e afatit hetimor me 3 muaj të tjerë.