Grabitet me armë një argjendari

Grabitje në një argjendari në qendër të Kamzës.

Burimet bëjnë me dije për Top News se dy persona të maskuar, kanë shkuar me motor në argjendarinë pranë zonës së njohur si ‘tre-katëshet’ në Kamëz.

Pasi kanë zbritur nga motomjeti, me skafandër, njëri prej tyre me armë, janë futur brenda në argjendari duke kërcënuar punonjësen.

Ata kanë arritur të grabisin një sasi bizhuterish dhe janë larguar me motomjet. Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë kontrolle të zonës.

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 16.05.2026, rreth orës 13:00, në Kamëz, dy shtetas ende të paidentifikuar, dyshohet se njëri prej tyre me një send në dukje armë zjarri, kanë hyrë në ambientet e argjendarisë në pronësi të shtetasit O. L, dhe kanë marrë një sasi bizhuterish.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë kontrolle të zonës.

Grupi hetimor, po punon për fiksimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të rastit.