Moti i keq me rrebeshe shiu, probleme në aksin Librazhd-Prrenjas

Moti i keq me rrebeshe shiu ka shkaktuar vërshim të ujit në rrugë dhe rrëshqitje inertesh në aksin Librazhd-Prrenjas duke sjellë vështirësi në qarkullim.

Sipas raportimeve, bëhet fjalë për masive dheu në zonën ku po punohet për Korridori VIII. Segmenti pranë Kthesave të Dragostunjës.

Firmat e mirmbajtjes kanë zhbllokuar situatën duke pastruar aksin.