Nga Blendi Fevziu tek Çim Peka, Rama komenton gazetarët: Sa më lart budallallëku, aq më lart në nivel

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar disa nga figurat më të njohura të medias shqiptare, disa prej të cilëve edhe i ironizoi dhe thumboi. I ftuar në një intervistë në gazetën “Koha Jonë”, Rama zgjodhi të përdorë termin “udhëtar” për Blendi Fevziun, ndërsa për Ylli Rakipin tha shkurt: “Muhabetqar”, ndërsa Mero Bazën e etiketoi si “Sqepar”.

I pyetur për Grida Duma dhe Erla Mëhilli, Rama tha se ato janë dy gjëra të ndryshme, duke shtuar me humor se Erlën e kishte kushërirë të largët. Ndërsa, për Arjan Çani përdori termin “thashethemeqar”, ndërsa komentet më të forta i rezervoi për Andi Bushati.

Në fund nuk mungoi as ironia ndaj Çim Peka, për të cilin Rama tha se po të ishte në kohën e gazetës ‘Koha Jonë’, do e mbanin “shofer të makinës së bardhë”, duke shtuar më tej: “Sa më lart budallallëku, aq më lart në nivel.”

NTERVISTA E PLOTË:

Edi Rama, duke mos falënderuar që tani po pak më vonë pyetja e fundit krejt, po nuk e di nëse do përgjigjesh: Më portretizo në pak sekonda këto emra të medias. Vura syzet se nuk shoh fort nga afër.

Blendi Fevziu me 10 sekonda

Kryeministri Edi Rama: Udhëtar

-Ylli Rakipi.

Kryeministri Edi Rama: Muhabetqar

Mero Baze

Kryeministri Edi Rama: Sqepar

-Grida Duma. Po të bashkangjis me Erla Mhillin që t’i kesh dy femrat bashkë.

Kryeministri Edi Rama: Janë dy gjëra të ndryshme.

– Që do të thotë?

Kryeministri Edi Rama: Erlën e kam kushërirë.

– Nga të doli kushërirë mo?

Kryeministri Edi Rama: Po, të largët, por pyete

-Po ashtu dalim edhe ne kushëri si katolikë që jemi.

Kryeministri Edi Rama : Jo jo, ty të kam kushëri të afërt. Atë e kam kushëri të largët.

-E kuptova. Arjan Çani.

Kryeministri Edi Rama: Thashethemeqar.

-Andi Bushati. Kujdes, se përgjigjet egër Bushati. Mendohu mirë në përgjigje. Se është i pamëshirshëm Bushati dhe është ndër gazetarët më të mirë që ka pasur ‘’Koha jonë.’’

Kryeministri Edi Rama : Po po, atë nuk e diskutoj fare.

Po jo, mo nuk e diskutoj fare që po është e vërtetë dhe ta thashë.

– Madje madje, edhe kur ndalim ndonjëherë para me Sandrin, se vinte thesi i parave…

Kryeministri Edi Rama: Ai, shiko, ai ishte i vogël edhe rrëzoi një regjim. Tani është i madh dhe do regjim. Regjim s’ka edhe zvogëlohet përditë. Ça t’i bëjmë atij?

-Frok Çupi.

Kryeministri Edi Rama: Tani Andi Bushatin e deshe apo jo?

-Po Bushatin e the pak a shumë.

Kryeministri Edi Rama: Telendar.

– Frok Çupi se edhe dy emra keni.

Kryeministri Edi Rama: Frrok Çupi? Mirditor.

-Anila Basha.

Kryeministri Edi Rama: Anila Basha, jo për Anilën nuk dua të bëj humor sepse kam shumë respekt për faktin..

– Ka qenë gazetare e “Koha jonë ‘’

Kryeministri Edi Rama: Jo, për atë po, po kam respekt për faktin që është një person luftarak edhe bën çmos që të mbijetojë në një xhungël që nuk është e lehtë edhe si grua ,e respektoj.

-Baton Haxhiu.

Kryeministri Edi Rama :Kështu që maksimumin që mund të them për për Anila Bashën, është anëtare e kryesisë së Federatës së Futbollit.

-Baton Haxhiu

Kryeministri Edi Rama :Kosovar

-Dhe ëmbëlsira në fund, Çim Peka.

Kryeministri Edi Rama: Ku punon ky?

-Ky punon që të vjen hakut vazhdimisht në emision.

Kryeministri Edi Rama: Po të ishte shiko, po të ishte në kohën e ‘’Kohës tonë’’ do ishte një nga ata të makinës së bardhë. Po po, jo, jo, jo.. po e sigurtë do ishte një nga ata të makinës bardhë…

-Jo, jo, ai është një nga gazetarët opozitarë të nivelit të lartë …

Kryeministri Edi Rama: por do e mbanin për shofer, nuk do dilte këtu.

– Jo, jo Çimi është gazetar opozitar i nivelit të lartë

Kryeministri Edi Rama: Po ra, është ajo që të thashë, sa më lart budallallëku, aq më lart në nivel.