Një kirurg i Spitali i Korçës është proceduar nga policia pas akuzave për ngacmim seksual ndaj një pacienteje 21-vjeçare.
Sipas burimeve zyrtare, në pranga ka rënë mjeku kirurg Nikolla Nunka, 72 vjeç, pas kallëzimit të bërë nga e reja.
Mësohet se 21-vjeçarja ishte paraqitur në urgjencë për shkak të dhimbjeve të forta të barkut dhe të vjellave. Pas ekzaminimeve mjekësore, ishte vendosur që ajo t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale për apandesit.
Sipas dëshmisë së pacientes, mjeku e ka prekur në pjesë intime, duke pretenduar se po kryente kontroll mjekësor. Pas denoncimit, policia mori dëshminë e të resë dhe nisi procedimin penal ndaj kirurgut.
Aktualisht, 21-vjeçarja vijon të jetë e shtruar në spital, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e plota të ngjarjes.













