Humb jetën drejtuesi pas përmbysjes së një mjeti bujqësor në Dushk

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në fshatin Dushk, në vendin e njohur si “Rruga e Rezervuarit”.

Sipas informacionit paraprak, një mjet bujqësor tip Zetor me rimorkio, i drejtuar nga shtetasi Hekuran Riza Xhelo, i datëlindjes 16 korrik 1955, ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge, duke u përmbysur.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.