Policia e Elbasanit ndaloi dhe shoqëroi shtetasin Sazan Jashar Gjolena, 53 vjeç, banues në Gjolene, i cili drejtonte një mjet tip ‘Benz Sprinter’ duke transportuar 13 nxënës nën ndikimin e alkoolit.
Ngjarja u bë e ditur pas një telefonate qytetari në sallën operative të Cërrikut.
Patrulla e Postës Belsh ndërhyri menjëherë dhe ndaloi mjetin në lëvizje Belsh-Gjolene.
Pas kryerjes së testit të alkoolit me dy prova, rezultati ishte, prova e parë: 0.68 mg/l dhe prova e dytë: 0.67 mg/l
Shoferi u shoqërua në Drejtori Vendore të Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme. Policia siguroi që nxënësit të transportoheshin në mënyrë të sigurt me një mjet tjetër të transportit publik.













