VENDIMI/ Operacioni antidrogë në Elbasan, jepen masat për 9 nga të arrestuarit

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 9 persona të arrestuar në flagrancë gjatë operacionit antidrogë të zhvilluar fundjavën e kaluar, ku u godit një grup i organizuar kriminal.

Vendimi u mor pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë, e përfaqësuar në seancë nga prokurori Gjergji Ceka, ndërsa trupi gjykues u drejtua nga gjyqtarja Suela Lika.

Arrest me burg për të gjithë të ndaluarit

Pas dëgjesës së palëve në seancë me dyer të mbyllura, gjykata:

vlerësoi si të ligjshëm ndalimin e personave nën hetim pranoi kërkesën e organit të akuzës vendosi ndaj tyre masën “arrest me burg”.

Të arrestuarit, të identifikuar me inicialet I.Sh., N.S., G.Ç., J.I., A.B., L.F., R.Z., M.Ç. dhe R.H., akuzohen për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, sipas neneve 283/1 dhe 283/2 të Kodit Penal.

Vendimi
24 urdhër-arreste dhe persona në kërkim

Operacioni përfshinte në total 24 urdhër-arreste, ku:

një pjesë e të dyshuarve ishin arrestuar më herët

ndërsa 8 persona janë shpallur në kërkim

Aksioni u shoqërua me 27 kontrolle në banesa dhe ambiente të ndryshme.

Vijojnë hetimet

Gjykata urdhëroi që të arrestuarit të vendosen në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, duke qëndruar në dispozicion të hetimeve.

Po ashtu, Prokuroria dhe policia gjyqësore janë ngarkuar me zbatimin e vendimit, ndërsa palët kanë të drejtën e ankimit në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë brenda 5 ditëve.

NJOFTIM PER SHTYP DT 05.05.2026 (1)