Ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi, është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare.
Lajmi bëhet me dije nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.
“Lamtumirë Profesori ynë i madh Servet Pëllumbi
Sa shumë do donim të të kishim në ditëlindjen e 35-të të Partisë sonë Socialiste, të cilës i dhe shumë nga vlerat e tua në kohë të vështira kur u desh ta drejtoje.
Kuvendit të Shqipërisë i dhe gjithashtu vlerë me drejtimin tënd të pazëvendësueshëm.
U prehsh në paqe Profesor Serveti!
Kuvendi i Shqipërisë, Partia Socialiste dhe familja do të njoftojnë në vijim ceremonitë në respekt të këtij njeriu të madh”, shkruan Balla.













