Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në lagjen nr. 15 në Durrës, ku si pasojë ka humbur jetën një fëmijë, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.
Sipas informacioneve paraprake, të miturit janë përplasur nga një automjet në rrethana që ende nuk janë sqaruar plotësisht.
Fëmija i plagosur është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa për viktimën nuk ka mundur të bëhet asgjë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar dhe më pas arrestuar nga policia, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.













